Kështu do të duket ‘shtëpia’ e re e Majlindës me shokë e shoqe (FOTO)

Sport June 01, 2017 - 13:11

Sporti më i suksesshëm në Kosovë, xhudoja, shumë shpejtë do ta ketë Qendrën e saj Nacionale, shkruan zeri.info.

Me këtë rast, Majlinda Kelmendi dhe xhudistët e xhudistet tjera do të kenë kushte më të mira të punës, ashtu siç edhe e meritojnë.

Trajneri Driton Kuka e ka publikuar në “Facebook” projektin se si do të duket ndërtesa apo shtëpia e re e xhudistëve kosovarë.

“Qendra Nacionale e xhudos në zemër të qytetit me Kampione Olimpike do duket kështu! Ta gëzojnë gjeneratë pas gjenerate xhudistët e shtetit tonë të ri! Tokyo2020”, ka shkruar Kuka. /Zëri/

Image