Ja kur do të luajë FC Prishtina në Europa League!

Sport June 01, 2017 - 12:52

FC Prishtina e ka siguruar automatikisht pjesëmarrjen në Europa League si nënkampion i Kosovës pas fitores së Besës ndaj Llapit në finale të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

Dhe, UEFA ndërkohë e ka publikuar orarin e ndeshjeve të fazës së parë kualifikuese, aty ku do të marrin pjesë Bardhekaltrit, si dhe datën e hedhjes së shortit, ku ekipi kryeqytetas do ta mësojë emrin e kundërshtarit.

Kështu, shorti për rrethin e parë të Europa League do të hidhet më 19 qershor, përcjellë zeri.info.

Ndërkaq, prishtinasit do ta luajnë ndeshjen e parë më 29 qershor, e atë të dytë, respektivisht të kthimit, më 6 korrik.

Gjithashtu, gjatë shortit do të vendoset edhe nëse prishtinasit do ta luajnë ndeshjen e parë si vendës apo mysafirë.

Në rast se e kalojnë rrethin e parë eventualisht, prishtinasit në atë të dytë do ta luanin më 13 korrik lojën e parë dhe më 20 korrik lojën e dytë. /Zëri/