Wenger me kontratë të re?

Sport May 29, 2017 - 12:40

Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger do të nënshkruajë një kontratë të re dy-vjeçare me klubin anglez, sipas raporteve të “The Times”.

Është thënë se bordi i klubit londinez do të mbajë një mbledhje sot, ditë kjo kur edhe do të finalizohet kontrata e Wengerit, transmeton “Zëri.info”.

Njoftimi zyrtar i klubit për rinovimin e kontratës pritet të bëhet para kësaj fundjave. /ZËRI/