I gjithë stadiumi ngritet në këmbë për të, Kryeziu merr çmimin si lojtari i vitit

Sport May 29, 2017 - 09:21

 

Skuadra e madhe zvicerane, Luzern ndihet me fat që e ka në radhët e veta një futbollist si ai.

Por edhe më shumë fat ka vendlindna e tin Kosova, që ka arritur ta rrëmbejë dhe ta ketë një futbollist të tillë në mesfushë.

Fjala është për Hekuran Kryeziun, futbollistin që ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm në elitën e futbollit zviceran.

Lider në mesfushë, shpesh herë edhe kapiten i Luzernit ndërsa këtë vit ka shënuar edhr dy gola të bukur në Superligë.

Në ndeshjen ndaj Vaduzit, Kryeziu mori çmimin si futbollisti i viti në Luzern.

Kjo ka bërë që për të të ngritën në këmbë mbi 20 mijë tifozë për ta duartrokitur gjatë kapitenin, liderin dhe idollin e tyre.

Kryeziu u zguodh futbollisti më i mirë me vota të hapura duke triumfuar bindshëm para portierit Omlin dhe sulmuesit Schneuwly.

“Faleminderit të gjithve që më përkrahni në çdo moment”, ishte përgjigja e Hekit në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ky pritet të hetë stinori i fundit për gjilanasin në Luzern pasi e ardhmja e tij pritet të jetë në Serie A ose Bundesliga ku shumë skuadra e duan atë.

Luzerni e rriti dhe Heki do të largohet si kapiten i klubit, mirëpo Kosova është me fat pasi do ta ketë gjatë në radhët e veta kapitenin e ardhshëm të sajë.

24- vjeçari ka qenë titullar i padiskutushëm dhe lojtari më i preferuar i trajnerit Albert Bunjaku. /Telegrafi/