Fjalët e fundit të Tottit si kapiten i Romës (FOTO)

Sport May 28, 2017 - 22:09

Francesco Totti i dha lamtumirën Romës dhe karrierës së tij si futbollist me një fjalim emocionues, i hutuar tha: “Jam i frikësuar, kam nevojë për ndihmën tuaj. Nuk jam gati të them që ka përfunduar gjithçka”.

Kështu e nisi fjalimin e tij kapiteni legjendar, i cili i dha lamtumirën pas fitores 3:2 në “Olimpico” ndaj Genoas, fitore kjo që e dërgon Romën direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Momenti ka ardhur. Fatkeqësisht momenti ka ardhur, moment që shpresoja se nuk do të vijë kurrë”, tha Totti i përlotur.

“Ditëve të fundit janë thënë shumë gjëra për mua, gjëra të mrekullueshme. Ishit pas meje gjithmonë edhe në momentet më të vështira dhe për këtë dua të ju falënderoi të gjithëve”, shtoi Totti.

“Kam qajtur shumë, si i çmendur. Nuk mund t’i harroni 25 vite shumë thjeshtë. Faleminderit juve, shokëve të mi të skuadrës, trajnerët, drejtorët, presidentin, gjithë ata që kanë qenë afër meje përgjatë këtyre viteve”, u shpreh më tej Totti.

“Ishte nder të jem kapiten i këtij klubi. Jeni dhe gjithmonë do të jeni në pjesë e jetës sime. Megjithëse tashmë nuk do të bëjë atë që kam bërë në fushë, zemra ime gjithmonë do të jetë me ju. I lumtur dhe krenar që kam shpenzuar 28 vite të jetës time në Roma, ju dua”, përfundoi Totti.

786 ndeshje, 307 gola, 123 asiste, 71 penalti, 58 paraqitje për Italinë, 40 vjeçar, 25 sezone, 20 trajner, 3 dekada, një klub, Mbreti i Romës, ky është Francesco Totti. /Gazeta Express/

Image

Image

Image

Image