Feronikeli ia 'prish' festën Trepçës '89 (FOTO)

Sport May 28, 2017 - 18:33

Stadiumi “Riza Lushta” të dielën ishte nikoqir i një feste të madhe futbollistike.

Në këtë arenë Trepça ’89 e festoi titullin e kampionit, të cilin e fitoi për herë të parë në histori të saj, raporton "Zeri.info".

Në fakt, skuadra mitrovicase para katër javësh e ka siguruar vendin e parë të Superligës, por i është dashtë ta pres përfundimin e xhiros së fundit kampionale për ta marrë trofeun nga Federata e Futbollit e Kosovës, të cilin e festoi me tifozët e vetë mitrovicas.

Mitrovicasit festuan pas ndeshjes me Feronikelin, i cili edhe ua prishi pak festën vendasve, pasi e mposhti si mysafir Trepçën ’89 me rezultat 0:3. Sidoqoftë, e diela zuri vend në historinë e futbollit kosovar, kurse 89-shi e shijoi ditën më të lavdishme në historinë e saj, përcjell "Zeri.info".

Mirëpo, kjo skuadër simpatike nuk do të ketë shumë kohë për të festuar, e aq më pak për të pushuar.

Kjo pasi kampionen e re të Kosovës e pret debutimi në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, të cilat fillojnë kah fundi i muajit të ardhshëm. /ZËRI/

Image

 

Image

 

Image