Tifozi shqiptar e përjeton rëndë pensionimin, i dërgon letër Tottit (Foto)

Sport May 28, 2017 - 17:50

Nuk janë vetëm tifozët italianë ata që do të ndjejnë mungesën e kapitenit legjendar, Francesco Totti.

Pas shumë viteve, kapiteni Francesco Totti do t’i thotë lamtumirë Romës, i cili nuk ka konfirmuar nëse do t’i varë atletet apo do të vazhdojë aventurën në ndonjë klub tjetër.

Ndaj Genoas, Totti do të luajë sfidën e fundit me Romën, i cili nuk e nis si titullarë ndeshjen ndaj Genoas, por pritet t’i ketë disa minuta në pjesën e dytë.

Mesin e shumë tifozëve, është edhe ai shqiptar i Romës, Genc Hasani, që e ka përjetuar më rëndë pensionimin e kapitenit legjendar të Romës.

Image

“Kapiten, e dimë që gjithçka ka një fund dhe edhe pse jemi mundu me u përgatit për këtë lamtumirë qenka e pamundur t’i paramendojmë vikendet pas ‘epokës tënde’; pa lojtarin më të madh të historisë. Pa legjendën, pa kapitenin tonë të përhershëm’, shkruan tifozi i Romës në letrën lamtumirëse.

Image

“25 vjet karrierë në vetëm një klub: në klubin e zemrës tënde dhe tonës. 25 vjet magji, 25 vjet gola, 25 vjet asistime, 25 vjet parabola e teknike të pafund. Ti që për 25 vjet ishe arsyeja e disponimit tonë konstant, faleminderit”, shkruhet ndër të tjera në letrën e tifozit shqiptar, që mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Letër lamtumirëse kapitenit të përjetshëm, zotit Francesco TOTTI

Sot më 28.05.2017 do të jetë ndeshja e fundit te Roma për kapitenin legjendar Francesco Totti, por kujdes nuk është kaq e thjeshtë për popullin romanist, është madje tepër e rëndë, vështirë e përballueshme dhe pak e besueshme. Njerëz të shumtë pëlqejnë ikonën e Romës por jo edhe Romën, gjë që nuk ndodh anasjelltas. Pra kapiteni i Romës është shumë më i madh se sa Roma. Ti kapiten që për 25 vjet karrierë na ke bo të qajmë, të fluturojmë nga gëzimi, të ëndrrojmë… 25 vjet karrierë në vetëm një klub: në klubin e zemrës tënde dhe tonës. 25 vjet magji, 25 vjet gola, 25 vjet asistime, 25 vjet parabola e teknike të pafund. Ti që për 25 vjet ishe arsyeja e disponimit tonë konstant, FALEMINDERIT që ekziston Francesco Totti.

Kapiten, e dimë që gjithçka ka një fund dhe edhe pse jemi mundu me u përgatit për këtë lamtumirë qenka e pamundur t’i paramendojmë vikendet pas ‘epokës tënde’; pa lojtarin më të madh të historisë. Pa legjendën, pa kapitenin tonë të përhershëm.

‘Er Pupone’ banderola e famshme “No Totti No party” përkthehet: pa Tottin s’ka magji, pa Tottin s’ka fantazi, pa Tottin s’ka çmenduri. Ti kapiten me talentin tënd, bëre dhjetëra mijëra tifozë të vinin në stadium, sepse ti nuhat futbollin, ndjen futbollin. Ti je vet futbolli. Ti je një artist me këmbë të arta që nuk fol fare në dhomën e zhveshjes, por prezenca jote në fushë motivon bashkëlojtarët dhe destabilizon kundërshtarët.

Francesco, asnjeë fjalë, asnjë banderolë, asnjë këngë nuk ka fuqi të mjaftueshme të shprehë atë çka ndjejmë për ty. Sa herë na ke shpëtu (hera e fundit vjet Roma vs. Torino, na dërgove në champions). Falë teje, talentit dhe magjisë tënde, ne e kem fitu titullin e fundit të kampionit, e ku ti shënove një nga golat e 20-të qe ia ke shënu Buffon-it…kohët e fundit edhe pse ke lujt pak, ti ke qenë aty i gatshëm për skuadrën, sepse fundja neve nuk na intereson më një kualifikim apo një 3 pikësh. Tash po na dhemb pensionimi yt, ikja jote.

‘Françé’, ne nuk e dimë të ardhmen, por vetëm të përkulemi dhe të FALENDEROJMË për të kaluarën. Për emocionet, dridhjet dhe gëzimin. Pak ka rëndësi kush do të vijë pas teje, çka do të fitojmë, sa do të shënojmë…Ti do të mbetesh përgjithmonë udhëheqësi ynë më karizmatik. Më i madhi, dhe sidomos lojtari më besnik në botë. Ti je një monument që UNESCO duhet të përkujdeset. ‘Panenkat’ e tua të shumta, goditjet e dënimit, pasimet e tua, preciziteti yt, golat magjik, vizioni yt, festimet e tua të çmendura; do të mbeten përgjithmonë në historinë e ‘futbollit romantik’ që identifikohet me ty.

Kapiten, lëndimin e rëndë të vitit 2006 e përjetuam rëndë gjithë bota e futbollit, por sidomos romanistat kemi vuajt. Kemi qajtur si fëmijë, por rikthimi yt në afat rekord dhe kurorëzimi me kupën e botës, ishin surpriza të ëmbla dhe të paharruara për ne…

Tani po hyjmë në një kapitull plotësisht të panjohur për Romën tonë, por shpresojmë që ti të jesh në tribunë dhe të përjetosh diçka nga ato emocione që ti për një çerek shekulli na dhurove. Mbret, më mungojnë fjalët m’e përmbyll. Nuk dua, nuk e besoj, nuk mundem… Por, ç’të bëjmë. Koha po shkon, edhe magjia jote, sipas drejtuesve, paska limit. Ti erdhe si një ushtar, por po shkon si një hero.

Jam tepër i lumtur që kam një biletë për të të thënë lamtumirë në shtëpinë tënde, që quhet ‘Olimpico’. Zoti Francesco TOTTI, shko me kokën lartë, sepse mbretëria jote ishte e suksesshme.

Genc Hasani

Romë, Itali