Enrique: Messi është jashtëtokësor

Sport May 28, 2017 - 17:42

Me një gol dhe një asistim, Lionel Messi, ka qenë “regjisor”i fitores së Barcelonës (3:1) në finalen e Kupës së Mbretit, transmeton "Zeri.info".

Me 54 gola në 52 ndeshje, (37 në La Liga), Messi e fitoi “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë në Evropë, për herë të katërt në karrierë.

LEXO EDHE: Messi magjik: 25 finale, 26 gola (Foto)

“Messi në çdo aspekt është jashtëtokësor. Unë kam pasur fatin të kënaqem me magjitë e tij. Pa dyshim ai është numër një, arrin të kontrollojë çdo situatë dhe të jetë shumë i fortë edhe në aspektin fizik. Leo kujdeset shumë për formën e tij dhe jam i sigurt se ka ende shumë për të dhënë”, ka thënë trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, për të cilin kjo ishte ndeshja e fundit në krye të bankinës së katalonasve, ndërsa në edicionin e ardhshëm këtë detyrë do ta kryejë Ernesto Valverde. /ZËRI/