Ronaldo i rekordeve

Sport May 28, 2017 - 15:57

Cristiano Ronaldo është shprehur i kënaqur me faktin që e ka arritur qëllimin e tij, shënimin e 100 golave në Ligën e Kampionëve, diçka që nuk e ka arritur asnjë futbollist më parë.

“Ishte një rekord që dëshiroja ta arrija. Kam qenë afër edhe më herët, por nuk shënova në disa ndeshje dhe gjërat u komplikuan. Gjithmonë kam besuar se do të jem i futbollisti i parë që i shënon 100 gola në Ligën e Kampionëve. Këtë synim ia kisha vënë vetes në fillim të edicionit. Për këtë sukses dua t’i falënderoj edhe bashkëlojtarët, trajnerin dhe tifozët”, ka thënë Ronaldo për ueb-faqen zyrtare të UEFA-s, transmeton "Zeri.info".

Reali pas pesë vjetësh e fitoi titullin e kampionit të Spanjës, ndërsa më 3 qershor luan në finale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Portugezi vlerëson se më i merituari për këto të arritura është trajneri Zinedine Zidane, të cilin edhe e ka falënderuar për lirinë që ia dha në sulmin e Realit. /ZËRI/