Ronaldo me Ronaldon

Sport May 28, 2017 - 15:31

Legjenda brazilian, Ronaldo ka folur edhe një herë tjetër për Topin e Artë, ku insiston se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e meriton për të dytin vit radhazi.

Ai tha se arsye për këtë janë paraqitjet e tij të mira kohëve të fundit, ku ka qenë shumë vendimtar.

“Topi i Artë? Do ta zgjidhja Ronaldon si fitues të këtij sezoni. Ai ka qenë vendimtar këto dy vite. Ka luajtur shumë mirë në Champions dhe tashmë është edhe në finale”, tha Ronaldo për Fox Sports.

Ronaldo po ashtu lavdëroi edhe Leo Messin, por tha se statistikat e Ronaldos nuk duhet injoruar.

“Të dy janë fantastik. E dua Messin me top në këmbë, sepse shënon gola dhe bën gjithçka tjetër. Por, statistikat e Ronaldos nuk duet injoruar. Të dy e meritojnë respektin e të gjithëve”. /Express/