Nuk ka ndodhur kurrë: Shikoni sa El Clasico do të zhvillohen gjatë verës

Sport May 28, 2017 - 12:08

Sezoni futbollistik në kampionatet e mëdha evropiane përfundoi, por kjo nuk do të thotë që El Clasico do të na mungojë.

Gjatë stinës së verës, Barcelona dhe Real Madridi do të takohen tri herë.

Fillimisht, sfida e tyre do të zhvillohet në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjellë “Lajmi.net”. Kjo miqësore do të zhvillohet më 26 korrik dhe pritet të thyejë rekord shikueshmërie në SHBA.

Në muajin pasardhës na presin edhe dy El Clasico, të dyjat për Superkupën e Spanjës, pasi që Barca fitoi Kupën e Mbretit ndërsa Reali kampionatin.

Ndeshja e parë pritet të luhet më 12 ose 13 gusht, ndërsa e kthimit një javë më vonë.