Barcelona e mbyll sezonin me trofe, ​fiton Copa del Reyn

Sport May 27, 2017 - 23:28

Barcelona e ka fituar Kupën e Mbretit

Barcelona e ka mbyllur sezonin me trofe, duke fituar Copa del Real për sezonin 2016/17, shkruan Gazeta Express.

Për të rrëmbyer këtë trofe, djelmoshat e Luis Enriques e mposhtën në finale Alaves me rezultat 3:1, ku shkëlqeu Lionel Messi.

Leo Messi (30’), Neymar (45’) dhe Alcacer (45+3) shënuan për Barcelonën, derisa golin e vetëm për Alavesin e shënoi mbrojtësi, Theo Hernandez (33’).

Kjo ishte ndeshja e fundit për Luis Enriquen në stolin e Barcelonës, që i jep lamtumirën klubit të zemrës me triumfin në Kupën e Mbretit, trofe që e fitojnë katalanasit për herë të tretë me radhë. /Express/