Sytë kah barazhi

Sport May 27, 2017 - 11:00

Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e fundit e Superligës së Kosovës në futboll, shkruan sot, gazeta Zeri.

Pasi pjesa e epërme e tabelës tashmë është vendosur, e po ashtu edhe dy skuadrat që do të bien nga liga, interesant pritet të jetë gara për barazh. Dihet tashmë se Hajvalia dhe Trepça kanë rënë nga liga, ndërsa Ferizaj ka përfunduar në barazh.

Dhe, pozitës së dytë që çon në barazh po mundohen t’i shmangen dy ekipe, Liria dhe Drita. Prizrenasit janë favoritë për të mbetur në ligë pasi kanë 34 pikë, dy më shumë se gjilanasit dhe ndeshjen e fundit e zhvillojnë në shtëpi ndaj Hajvalisë së dorëzuar me lojtarë të rinj. Bardhezinjtë nuk besohet se do ta lëshojnë këtë rast për t’i ikur barazhit.

Në anën tjetër, Bardhekaltrit duhet ta mposhtin Besën në xhiron e fundit në shtëpi dhe të shpresojnë tek një kiks i prizrenasve në “Përparim Thaçi”, për të mbetur në ligë pa ndeshjen e rrezikshme të “Play-Out”-it. Në duelet tjera, Llapi do ta shfrytëzojë ndeshjen me Ferizajn si një lloj përgatitjeje për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, që do ta zhvillojë në mesjavë me besën, e cila ka punë me Dritën këtë të diel. E Prishtina e viziton Drenicën në udhëtim.

Superliga

E diel

Liria – Hajvalia

Drita – Besa

Ferizaj – Llapi

Drenica  – Prishtina

Trepça ’89 – Feronikeli

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:30

 

Liga e Parë

E shtunë

Fushë Kosova – 2 Korriku

KEK-u – Flamurtari

Istogu – Ramiz Sadiku

Ballkani – Vushtrria

Dukagjini – Vitia

Deçani – Kosova (P)

Vllaznia – Ulpiana

Rahoveci – Vëllaznimi

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00