Finalja reprizë

Sport May 26, 2017 - 12:27

Golden State dhe Cleveland do të takohen për herë të tretë me radhë në finalen e madhe të NBA-së, raporton zeri.info.

Derisa Golden State më herët e kishte siguruar paraqitjen në finale, Cleveland u kualifikua pas fitores së katërt ndaj Bostonit, kësaj radhe me shifrat 135:102, duke e përfunduar serinë gjysmëfinale të Konferencës Lindore, me rezultat 4:1.

Kreator i fitores ishte LeBron James me 35 pikë të shënuara. Kampionët në fuqi ishin të papërmbajtshëm, duke mos i dhënë asnjë mundësi skuadrës më të trofeshme të NBA-së.

James arriti kuotën e 5995 pikëve në “play-off”, duke e kaluar legjendën Michael Jordan, që kishte shënuar 5987 pikë.

Përveç tij, me lojë të mirë u dalluan edhe Kyrie Irving me 24 e Kevin Love me 15 pikë e 11 kërcime.

Në anën tjetër te Bostoni më efikasi ishte Avery Bradley me 23 pikë, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.

Në radhët e Bostonit edhe kësaj radhe u vërejt dukshëm mungesa e basketbollistit më të mirë të skuadrës, Isaiah Thomas.

Rezultati: Cleveland – Boston, 135:102 (4:1). /Zëri/