Allegri tremb Juventusin

Sport May 26, 2017 - 17:10

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, dëshiron të mbetet edhe te kjo skuadër, me të cilën e ka fituar Kupën dhe titullin e Kampionit të Italisë, ndërsa do të luajë edhe në finale të Ligës së Kampionëve.

“Jam i kënaqur me fjalët e zyrtarëve të klubit, por deri tani nuk kemi biseduar për të ardhmen. Nuk do të flasim as tani, sepse jemi të përqendruar në Cardiff, ku do të luajmë në finale të Ligës së Kampionëve. Është një ngjarje e veçantë, sikur një ‘Super Bowl’’’, ka thënë Allegri, duke shtuar:

“Unë kam kontratë deri në vitin 2018, por skuadra do të vendosë. Dëshiroj të qëndroj, por duhet të bisedojmë. E kam thënë 1500 miliardë herë, kam kontratë deri më 2018-ën, por skuadra mund të më thërrasë kurdo që ata duan. A do të ndikojë Liga e Kampionëve në vendimin tim? Absolutisht jo. E kam idenë se ku do të jem në pesë vjetët e ardhshme, por nuk do të flas për këtë, sepse do të shkaktoja trazira”. /Zëri/