Hasi në klubin e njohur evropian?

Sport May 26, 2017 - 17:08

Besnik Hasi mund t’i kthehet shumë shpejt futbollit pas një pauze të shkurtër. Trajneri kosovar është në “top-listë” të Olympiakos Piraeus, raporton zeri.info.

Gjiganti grek nuk e ka ndërmend ta vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin e deritashëm, Takis Lemonis, prandaj është duke e kërkuar trajnerin e ri.

Dhe, sipas mediave greke, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare është kandidat serioz për ta marrë në dorë Olympiakosin.

Gjithnjë sipas këtyre mediave, Hasi do të takohet me drejtorin sportiv të klubit, François Modesto për ta arritur marrëveshjen eventuale.

Në të kaluarën, Hasi ishte trajner i Anderlechtit dhe Legia Varshavës. Gjithashtu, atë e kërkon edhe Antwerp FC. /Zëri/