Ja çka thotë Hadërgjonaj pasi e zgjodhi Zvicrën para Kosovës!

Sport May 26, 2017 - 12:12

Florent Hadërgjonaj i ka dhënë deklaratat e para pasi vendosi t’i bashkohet Përfaqësueses së Zvicrës, duke hequr dorë nga Përfaqësuesja e Kosovës, e cila e priste qe më shumë se një vit, shkruan zeri.info.

“Është sigurisht një ndjenjë e mirë të jem për herë të parë në ekipin kombëtar të Zvicrës”, ka thënë mbrojtësi i djathtë kosovar për “Blick.ch”, përcjellë zeri.info.

Image

“Unë isha i çmendur pas Valon Behramit. Madje, e kujtoj mjaft mirë golin e tij të shënuar në vitin 2005 në kualifikimet e Botërorit ndaj Turqisë”, përfundoi futbollisti i FC Ingolstadt, i cili është ftuar nga Zvicra për miqësoren e qershorit. /Zëri/