Lajm i keq për Ronaldon para finales në Ligën e Kampionëve (FOTO)

Sport May 25, 2017 - 08:54

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë aspak i lumtur.

Cristiano Ronaldo ka marrë një lajm të keq në prag të finales në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit.

Sulmuesi i Real Madridit nuk ka pësuar lëndim, por mund të detyrohet të paguajë 8 milionë euro në skandalin e ri fiskal në futbollin spanjoll, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo është një prej futbollistëve të akuzuar për evazion fiskal.

E nëse shpallet fajtor, ndëshkimi thuhet se mund të jetë shumë i madh. 

Image