Pogba: Fituam për viktimat e Manchesterit

Sport May 24, 2017 - 23:14

Paul Pogba ua ka bërë një dedikim special 22 viktimave që e humbën jetën në sulmin terrorist që ndodhi të hënën mbrëma në Manchester.

“Ne e dimë se gjëra si këto janë mjaft të këqija për tërë botën, jo vetëm në Manchester, por edhe në Paris. Ne fituam për ta, për viktimat. Ne luajtëm për vendin. Ne fituam për të. Ne luajtëm për ta, për njerëzit që vdiqën”, ka thënë mesfushori francez.

“Synim yni ishte të fitonim, jemi mjaft krenarë. Njerëzit thoshin se e kishim një sezon të dobët, por ne i fituam tre trofe. Shënuam herët, starti ishte i rëndësishëm. E shënuam golin e dytë me Miki dhe e kontrolluam lojën”, shtoi ish-futbollisti i Juventusit. /Zëri/