Kampionët e 'vegjël' të Evropës

Sport May 24, 2017 - 22:37

Manchester United e ka mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan zeri.info.

“Djajtë e Kuq”, të cilët nuk shkëlqyen në Premierligë, ku përfunduan në pozitën e pestë, ia dolën megjithatë të dalin nga ky edicion me kokën lartë.

Pas trofeve më pak të rëndësishëm, të fituar në nivelin nacional, gjiganti anglez ia doli ta fitojë edhe trofeun e Europa League, të parin në histori të vetë.

United e ka kontrolluar ndeshjen e zhvilluar në Stokholm duke fituar në fund me meritë mbrëmë me rezultat 2:0.

Image

Paul Pogba e ka kaluar ekipin e Jose Mourinhos në epërsi në minutën e 18-të, duke shënuar falë një devijimit të mbrojtjes holandeze.

Ndryshe, vulë këtij takimi i dha Henrik Mkhitaryan, me golin e realizuar në minutën e 48-të nga afërsia.

Me këtë rast, ekipi anglez, i tronditur nga sulmi terrorist që ndodhi të hënën mbrëma pikërisht në Manchester, e administroi si është më së miri lojën dhe në fund e festoi këtë trofe të çmueshëm, duke shkëlqyer në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm evropian, ose siç mund të quhen “kampionët e vegjël të Evropës”. /Zëri/

Image