Kosova e humb ndeshjen e parë

Sport May 24, 2017 - 21:26

Në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Botërorin 2018, Kosova e ka filluar kampanjën me humbje ndaj Hungarisë.

Në Tallin të Estonisë, ku po zhvillohen garat e grupit D, Kosova humbi nga hungarezët 3:0 (25:13/25:17/25:9).

Përkundër disfatës dhe dallimit të madh në cilësi, Kosova në debutimin historik pati paraqitje dinjitoze.

Periudha më e mirë e Kosovës ishte seti i dytë, ku arriti të shënojë 17 pikë.

Ndeshjen e dytë Kosova e zhvillon të enjten nga ora 17:00 (sipas kohës sonë) dhe përballet me nikoqirin, Estoninë.

Image