Ja pse lutet Aziz Salihu që Ramush Haradinaj të bëhet Kryeministër!

Sport May 24, 2017 - 16:19

Aziz Salihu ka mbetur i zhgënjyer me udhëheqësitë e deritashme të Kosovës, shkruan sot gazeta Zëri.

Tash krejt shpresat i ka fokusuar tek kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është kandidat për t’u bërë kryeministër i Kosovës.

“Ramushin e dua shumë si njeri. Në politikë të vetmin e çmoj atë, ai është numër 1. Ka kontribuuar shumë për Kosovën. Jam gëzuar shumë për të, e meriton ai. Si të bëhet kryeministër besoj se Ramushi do të më ndihmoj, jam i sëmurë, ndoshta edhe nesër vdes, por ishalla ky popull shkon në rrugë të drejtë. Ai më çmon dhe ma di rëndësinë”, thotë për "Zërin" ish-boksieri prishtinas.

Sipas tij, njerëzit që udhëheqin sot me sportin kosovar nuk vlejnë aspak.

Në KOK thotë se “janë do hajna e banditë dhe baraba. Gjynah është nga kush udhëhiqet KOK-u”.

Sa u përket ministrave të deritashëm të Sportit ai thotë se ndoshta e kanë kryer punën e tyre si duhet, por i fajëson këshilltarët e tyre që, sipas tij, i mësojnë gabim, i mashtrojnë dhe ua punojnë pas shpinës.

“Zizi” mendon se sporti kosovar udhëhiqet nga njerëzit që, ose i ka vdekur dikush në luftë, ose kanë hyrë me forcë apo me të njohshëm. /Zëri/