Griezmann e pranon se do t'i bashkohet këtij ekipi pas dy javësh

Sport May 23, 2017 - 14:14

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann e ka pranuar se gjasat për t’iu bashkuar Manchester Unitedit këtë verë janë “6 nga 10”, raporton zeri.info.

Përfaqësuesi francez kërkohet qe një kohë nga klubi anglez dhe trajneri Jose Mourinho është i vendosur ta pasurojë ekipin nga “Old Traffordi” me sulmuesin e rrezikshëm.

Tash, vetë futbollisti e ka pranuar se ka gjasa të mira të lëvizë drejt finalistit të Europa League.

“E ardhmja ime do të vendoset pas dy javësh”, ka thënë francezi në spektaklin televiziv “Quotidien”.

I pyetur se sa janë mundësitë që ai t’i bashkohet Unitedit këtë verë prej 1 deri në 10, ai është përgjigjur “6”.

Spekulohet se Griezmann do t’i bashkohet gjigantit britanik vetëm nëse kualifikohet në Champions për sezonin e ardhshëm. /Zëri/