Giroud e do titullin e kampionit

Sport May 23, 2017 - 14:13

Olivier Giroud e ka hedhur poshtë një mundësi të largimit nga Arsenali, raporton zeri.info.

Madje, sulmuesi francez insiston se do të mundohet ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë me “Topçinjtë” në sezonet e ardhshme.

“Nuk ka asgjë fikse, por do të doja të thosha se sot ndihem mirë në Arsenal”, deklaroi fillimisht ai për “football.fr”.

“Kam edhe dy vjet kontratë, të shohim se si do të jetë e ardhmja. Premierliga është kulmi. Aty garojnë gjashtë ekipe për titull. Kjo është arsyeja se përse unë ende dua të vazhdoj këtu për ta fituar këtë titull”, vazhdoi sulmuesi shtatgjatë.

Giroud ka përfunduar në bankinë kohë pas kohe këtë sezon pasi Wenger e ka preferuar më shumë Alesix Sanchezin, por përfaqësuesi francez nuk duket i brengosur për këtë fakt. /Zëri/