Buffon e meriton Topin e Artë

Sport May 23, 2017 - 14:12

Arritjet e Gianluigi Buffonit në karrierë bëjnë që portieri italian ta meritojë Topin e Artë, raporton zeri.info.

Kështu mendon mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique. Portieri legjendar i Italisë dhe Juventusit, e fitoi së fundmi Kupën e Italisë dhe “Scudetton”, ndërsa e ka mundësinë ta shijojë edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

39 vjeçari e ka fituar tetë herë titullin e kampionit të Italisë, pesë trofe të Superkupës së Italisë, tri herë Kupën e Italisë dhe Botërorin 2006 me Italinë.

“Messi këtë vit do ta fitojë Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë dhe e meriton Topin e Artë përsëri”, ka thënë Pique për “Mediaset”.

“Mirëpo, nëse i shikoni trofetë, atëherë Buffon e ka fituar Scudetton, Kupën e Italisë dhe mund ta fitojë Championsin. Ai e meriton këtë për karrierën që e ka bërë dhe për këtë sezon fantastik”, shtoi mbrojtësi spanjoll. /Zëri/