Barça rikthen Deulofeun?

Sport May 23, 2017 - 14:06

E ka përshëndetur publikun e tij me një gol. Një fanellë e ngritur në qiell dhe përqafime, si të ishin të fundit, raporton zeri.info.

Gerard Deulofeu, futbollisti ofanziv i krahut i Milanit, i cili është huazuar nga Evertoni, ka lënë shenjë në futbollin italian, duke u bërë protagonist për pak muaj.

Tash, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ia ka kushtuar atij një shkrim, duke insistuar se ai e ka impresionuar Barcelonën, e cila është e gatshme ta blejë atë nga Evertoni për 12 milionë euro.

“Rossoneri” të cilët mundën të llogarisin në 4 gola dhe 3 asistime të lojtarit, nuk mund të bëjnë asgjë në këtë mes.

Trajneri Vincenzo Montella do ta donte në ekip edhe sezonin e ardhshëm, por e ka pranuar se Milani nuk ka asgjë në dorë. Fjalën e fundit do ta thotë lojtari. /Zëri/