Crvena Zvezda paralajmëron ardhjen në Kosovë, por provokimi i tyre është i ulët (FOTO)

Sport May 23, 2017 - 11:35

Është një gjuhë e papranueshme dhe duhet protestuar ashpër se si klub famëkeq Crvena Zvezda e Beogradit shkruan në faqen e saj se do të luajnë në “Kosovo i Metohiju”.

Ata duhet ta dinë fort mirë se janë ardhur në shtetin e njohur ndërkombëtarisht, Republikën e Kosovës.

Në faqen e Crvena Zvezdës, klubi famëkeq serb, ka shkruar se për vitin e tretë radhazi vijnë në “Kosovo i Metohiju”.

Ky është një provokim i keq i një klubit që sipas tyre vjen për të luajtur një ndeshje humanitare.

Sipas tyre, ndeshja do të luhet sot (në orën 14.00) në stadiumin ‘Dragan Xhajiq” në Graçanicë.

Krejt është normale pse luhet kjo ndeshje me demek humanitare dhe ende nuk e kemi asnjë dokument nga Federata e Futbollit e Kosovës se vërtet iu ka dhënë leje për këtë ndeshje.

Pavarësisht kësaj, si mundet një klub, që i thonë vetes klub i madh e sportiv, nuk merren me politikë, dhe shkruajnë në faqen e tyre, se ndeshja luhet në “Kosovo i Metohiju”! Faktikisht, ky klub tregon botërisht se ka qëllime të këqija dhe kjo është e neveritshme, e papranueshme dhe provokim i llojit të tyre!

Prandaj, presim që Federata e Futbollit të Kosovës të reagoj me këtë rast.

Sepse, pse klubi famëkeq nuk ka shkruar se do të luajnë në Kosovë, por në “Kosovu i Metohiju”!

Më së miri mund ta shihni në origjinale se si ka shkruar në faqen e tyre klubit famëkeq. Ky është një turp i madh për një klub sportiv.

Image