Pique: Ky lojtar duhet ta fitojë Topin e Artë (Foto)

Sport May 22, 2017 - 22:26

Gerard Pique ka thënë se do të dëshironte shumë që Gianluigi Buffon të fitonte Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique nuk dëshiron që rivali i saj Real Madrid të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Cristiano Ronaldo të fitojë Topin e Artë.

Ai shpreson se Ligën e Kampionëve do ta fitojë Juventus, ndërsa Topin e Artë, Gianluigi Buffon, për t’u bërë kështu portieri i parë që e fiton këtë trofe pas portierit rus, Yashin.

“Do të ishte mirë nëse Buffon e fiton Topin e Artë. Ai e ka fituar ligën, Kupën dhe tash Ligën e Kampionëve”, tha fillimisht Pique për Mediaset.

“Ai e meriton për garën që ka bërë, për sezonin që ka pasur dhe do të ishte shumë e bukur që një portier të fitonte Topin e Artë pas portierit Yashin”.

Ai po ashtu foli edhe për Leo Messin, për të cilin tha se është lojtari më i mirë i vitit dhe lojtari më i mirë në histori të futbollit. /Express/

Image