Skandal: Lojtari i Malgas dyshohet se e shiti lojën ndaj Realit (Foto)

Sport May 22, 2017 - 22:22

Një ditë pasi Real Madrid mposhti Malagan 2:0 dhe fitoi titullin e La Ligas, mediat katalunase kanë filluar të dyshojnë se ndeshja ishte e kurdisur

Mundo Deportivo dyshon se qendërmbrojtësi i Malagas, Mikel Villanueva është nën dyshime, pasi besohet se lojtari nuk e ruajti siç duhet Cristiano Ronaldon në minutën e 34’.     

Villaueva lejoi disa herë që t’i pasohet topi Ronaldos dhe kjo sipas mediave katalunase duhet hetuar.

Për këtë, tifozët e Barcelonës i kanë dërguar federatës me mijëra foto, ku mundohen të vërtetojnë se Villanueva ishte i shitur dhe kërkojnë hetim ndaj lojtarit.

Tjetër arsye pse duhet hetuar Villanueva është se, lojtari nuk ishte zgjedhja e parë e trajnerit Michel, por ai vendosi të luante me të pikërisht në ndeshjen vendimtare për titull. /Express/

Image