Zyrtare: Trepça ’89 ‘godet’ ‘Torcidën’, formon tifo-grup me emër tjetër

Sport May 22, 2017 - 18:35

Kampionët e ri të Kosovës, Trepça ’89 në mbledhjen e fundit kanë vendosur që të formojnë një tifo-grup të ri.

Deri më tash, skuadra nga Mitrovica është përkrahur nga ‘Torcida’, tifozeri e cila gjithashtu e ka përkrahur edhe Trepçën.

‘Djemtë e Minatorit’, ‘Kristalët’ apo ‘Mitrovica’ janë tre propozimet. /Gazetaolle.com

Njoftimi i Trepçës ’89:

Njoftim

Pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së

KF TREPÇA’1989 FC me datën 21.05.2017

Ka marrë vendim dhe njëherit propozon me kërkesën e Simpatizuesve-Qytetarëve të Mitrovicës të formoj Tifo Grupin e ri me emër:

Djemtë e Minatorit

Kristalët

Mitrovica

Ju lutem të gjithë Qytetarëve Mitrovicas që të përzgjedhni njërin nga këta tre emra.

Vota e Juaj do ta zgjedh emrin e ri të Tifo Grupit të KF TREPÇA’1989 FC