Zvicra vazhdon ta 'vjelë' Kosovën, zyrtarisht na merr edhe Hadërgjonajn (FOTO)

Sport May 22, 2017 - 18:01

Një tjetër ‘JO’ për Përfaqësuesen e Kosovës.

Është mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, që ka pranuar edhe zyrtarisht ftesën e Përfaqësueses së Zvicrës, për të refuzuar Kosovën.

Emri i 22 vjeçarit figuron në listën e zbuluar nga trajneri Wladimir Petkovic, për  ndeshjen e 1 qershorit kundër Bjellorusi (miqësore) dhe më 9 qershor kundër Ishujve Faroe, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Hadërgjonaj ka qenë në mesin e pak futbollistëve që kishte ende mundësinë për të zgjedhur fanellën e vendit të tij, dhe së fundi po pak herë është spekuluar se ai ka refuzuar Zvicrën, për Kosovën.

Por tani, ai i bashkohet listës së futbollistëve tjetër me prejardhje nga Kosova që do të luajnë për Zvicrën./Lajmi.net/

Image