Ardian Kozniku mysafir i Zvonimir Boban, kjo është porosia e njeriut të dytë në UEFA

Sport May 22, 2017 - 15:23

Ish futbollisti i famshëm kosovar Ardian Kozniku dhe njohësi i madh i lojës ë futbollit, Ardian Kozniku ka qenë mjaftë i zënë ditëve të fundit si në Kroaci ashtu edhe jashtë saj, shkruan Korneri.net.

Kozniku javën që e lamë pas zhvilloi një ndeshje bamirësie për një djalosh të vogël Teo Jelenovic të cilin i duhen paratë për shërim jashtë Kroacisë, dhe në këtë mënyrë u zhvllia një ndeshje miqësore ku ishin mbledh një numër i madh i ish-futbollistëve të dikurshëm (sot veteran) të dy klubeve më të mëdha kroate, Dinamo Zagreb dhe Hajduk Split, aty ku i madhi Kozniku luajti aktiv gjatë viteve të 90-ta, kundër skuadrës Varteks. Në një ndeshje si kjo nuk kanë mundur të mungojnë dy gola të Koznikut.

Mysafirë special në këtë duel ishte edhe legjenda e Kroacisë, ish-kapiteni i gjeneratës së artë të 1998, Zvonimir Boban, njëherësh miku shumë i mirë i Koznikut.

Njeriu që i ka ndihmuar mjaftë shumë Kosovës në pranimin në UEFA, pasi ka pas ndikim të madh tek Gianni Infantino i cili pasi u zgjodh kryetar i UEFA-s, e ftoi menjëherë Bobanin si ndihmësin e tij të parë, së bashku me Koznikun ishin prezent në finalen e kampionatit evropian U-17, e cila u zhvillua në Varazdin të Kroacisë.

Aty përveç lojës që e shikuan së bashku, Boban dhe Kozniku biseduan edhe për përfaqësuesen e Kosovës.

Boban i ka thënë Ardian Koznikut që do të duhej shumë shpejt që të jetë në krye në Kosovës sepse përvoja e Ardianit, njohja e futbollit dhe ndikimi që mund të ketë te lojtarët kosovar anë e mbanë botës është shumë i madh.