Besa drejt gjyqit (FOTO)

Sport May 22, 2017 - 15:07

Albert Kastrati – “Tigri” duket se seriozisht do ta paditë Besën e Pejës.

Kryetari i “Plisave” ndihet i dëmtuar në personalitet nga akuzat e ashpra të klubit pejan, i cili përmes një komunikate e kishte ndërlidh Kastratin me drogën, raporton "Zëri".

Kastrati sot është takuar me dy avokatë, të cilët pritet ta përgatisin padinë ndaj klubit pejan me kërkesë të palës që ndihet e dëmtuar. “Mëngjesi fillon me dy avokatët e mi... ashtu si kam premtuar, KF Besa shihemi në gjykatë”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Reagimi i Besës kishte ardhur pasi Kastrati kishte hedh dyshime se ndeshja Besa – Llapi, e cila do të zhvillohet në finale të Kupës, tashmë është kurdisur. /Zëri/