Largohet Honda

Sport May 22, 2017 - 15:07

Mesfushori sulmues, japonezi Keisuke Honda ka bërë të ditur se me të përfunduar kampionati në Serie A do të largohet nga Milani, shkruan zeri.info.

“Faleminderit për këto tre vjet e gjysmë, që kaluan me sfida të vazhdueshme, nga të cilat jam bërë njeri më i mirë. Do të largohem nga Milani, por shpresoj që do të shihemi sërish, madje së shpejti. Do të vazhdoj të punoj shumë në mënyrë që t’i arrij synimet e mia”, ka njoftuar Honda në rrjetet sociale.

Japonezi 30-vjeçar sivjet ka luajtur në vetëm shtatë ndeshje në Serie A dhe ka shënuar një gol. Ai, te Milani u transferua në vitin 2014 nga CSKA e Moskës, ndërsa për skuadrën italiane është paraqitur në 90 ndeshje.

Milani pas një kohe të gjatë do të luajë në Ligën e Evropës dhe priten edhe disa ndryshime tjera./Zëri/