Mbappe flet për të ardhmen

Sport May 22, 2017 - 14:23

Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe, më në fund ka folur për largimin e tij eventual nga skuadra franceze, shkruan zeri.info. Me lojërat e tij gjatë këtij edicioni, 18-vjeçari e ka mahnitur botën e futbollit, ndërsa gjatë edicionit asnjëherë nuk ka dashur të flas për transferimin eventual.

Lista e skuadrave që e duan në radhët e tyre është e gjatë, por ai qëndron “me këmbë në tokë“ edhe në këtë situatë. “E ardhmja ime? Ende nuk di asgjë. Më herët isha marrë vesh me presidentin që t’i lëmë të gjitha anash derisa të stolisemi me titullin e kampionit. Ashtu edhe kam bërë, nuk kam menduar për asgjë tjetër përveç titullit. Do të flasim pasi të kthehem nga obligimet me kombëtaren”, ka thënë Mbappe.

Në 44 ndeshje, përfshirë të gjitha garat, ai i ka shënuar 26 gola dhe i ka pasur 14 asistime. Me shumë gjasë, ai do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohëve, pasi flitet se largimi i tij nga Monaco do të kushtojë 120 milionë euro./Zëri/