Ndërroi jetë ish-basketbollisti kosovar

Sport May 22, 2017 - 13:44

Në moshën 54 vjeçare, vdiç Riza Zeqiri, ish-basketbollisti i disa skuadrave kosovare, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Riza Zeqiri hapat e parë të basketbollit i ka filluar në shkollën “Zef Lush Marku” në Shkup për të vazhduar më pas në ekipin e Lirisë së Shkupit, ndërsa me të ardhur në studime në Kosovë ai ka luajtur për Bashkimin e Prizrenit në Ligën e Parë B të ish-Jugosllavisë, pastaj për Universitetin e Prishtinës, kurse një periudhë ka luajtur edhe për Shkëndijën e Tetovës, raporton zeri.info.

Zeqiri i njohur me nofkën “Gricka” pas luftës ka qenë trajner i gjeneratave të reja në skuadrën e Prishtinës, derisa ka qenë edhe asistent në ekipin e Real Universitetit, si dhe një periudhë ka qenë anëtar i Komisionit për Trajnerë.

Zeqiri në vendin tonë ka qenë i njohur si adhurues i madh i basketbollit, duke kontribuar në mënyra të ndryshme në zhvillimin e këtij sporti ndër gjenerata të reja në Kosovë.

Image