Maradona 'ngre në qiell' Tottin

Sport May 22, 2017 - 13:11

Legjenda e futbollit argjentinas dhe botëror, Diego Maradona, i ka thënë fjalët më të mira për një tjetër legjendë, italianin Francesco Totti, i cili në javën e ardhshme pritet t’i japë fund karrierës së tij, shkruan zeri.info.

Ish-ylli i Napolit i njohur edhe si “Pibe de Oro”, e ka vlerësuar maksimalisht karrierën e futbollistit italian. “Francesco Totti është mbreti i Romës. Ai është dhe do të mbetet lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë. Respekt!”, ka shkruar Maradona në profilin e tij në “Facebook”.

Se, sa i respektuar është Totti tregon edhe fakti se ai është përshëndetur edhe nga tifozët e Lazios, rivalit të përjetshëm të Romës. Në ndeshjen e fundjavës që shkoi, ata e kanë përshëndetur kapitenin romak me një pankartë të madhe, në të cilën shkruante: “Nga armiqtë e përhershëm: Lamtumirë Totti”. Veprime të ngjashme, për ta përshëndetur Tottin kanë bërë edhe tifozët e disa skuadrave tjera italiane./Zëri/