Bostoni ‘rikthehet’ në lojë

Sport May 22, 2017 - 12:17

Bostoni e ka befasuar Clevelandin duke e mposhtur në shtëpi me rezultat 111:108 në ndeshjen e tretë finale të Konferencës Lindore për të zvogëluar epërsinë e rivalit në 1:2, ndërsa ndeshja e radhës zhvillohet në Boston, shkruan zeri.info.

Është krejt e parëndësishme nëse Cleveland e ka nënçmuar apo jo Bostonin, skuadër e cila me gjithë mungesën e basketbollistit të saj më të mirë, Isaiah Thomas, arriti të shënojë fitore e njëkohësisht të ndërpresë serinë prej 13 fitoreve të Clevelandit në play-off, duke përfshirë edhe kampionatin e kaluar.

Cleveland në fillim të çerekut të tretë pati 21 pikë epërsi, por kjo nuk i mjaftoi për të shënuar fitoren e tretë. Avery Bradley i shënoi pikët përcaktuese në çastet e fundit, ndërsa ndeshjen e përfundoi me 20 pikë, derisa më efikas se ai ishte Marcus Smart me 27 pikë, prej tyre shtatë treshe.

Në anën tjetër, Kyrie Irving me 29 e Kevin Love me 28 pikë ishin më të dalluarit te Cleveland, ndërsa Lebron James u ndal në 11 pikë. Rezultati: Cleveland – Boston 108:111 (2:1)./Zëri/