Real Madridi i gëzohet titullit pas pesë vjetësh

Sport May 21, 2017 - 21:55

Real Madridi e ka fituar titullin e kampionit të Spanjës, pasi në ndeshjen e javës së fundit ka fituar në udhëtim te Malaga me rezultat 2:0, shkruan zeri.info.

Portugezi Cristiano Ronaldo shënoi që në minutën e 2-të për mysafirët, ndërsa Karim Benzema e shtoi epërsinë në 2:0, në minutën e 59-të. Në fakt “Mbretërve” u mjaftoi edhe një pikë nga kjo ndeshje, por skuadra e trajnerit Zinedine Zidane u kthe me “gjah” të plotë.

Ky është itutlli i 33-të në historinë e Real Madridit, i pari pas pesë vjetësh. Fitore ka shënuar edhe Barcelona, e cila e mposhti Eibarin me shifrat 4:2, por vlera e kësaj fitoreje është vetëm sa për përmirësimin e statistikave.

Reali pas titullit të kampionit shpreson të triumfojë edhe në Ligën e Kampionëve, në finale të së cilës do të takohet me 3 qershor me Juventusin./Zëri/