Lahm i emocionuar, ja çfarë thotë pas pensionimit

Sport May 20, 2017 - 21:19

Philipp Lahm i ka dhënë lamtumirën futbollit, i cili ndeshjen e fundit luajti të shtunën.

Philipp Lahm ka mbajtur një fjalim emocionues në ndeshjen e tij lamtumirëse te Bayern Munichu.

Lahm, që përfundoi karrierën me 517 paraqitje për Bayernin, ka thënë pas ndeshjes me Freiburg se ka ndjenja të përziera, sidomos kur feston për herë të fundit me bashkëlojtarët.

“Ndjenja të përziera, kur festoni për herë të fundit me djemtë aty”, u shpreh ai pas takimit, për t’ia ndërprerë më pas fjalimin David Alaba duke i hedhur birrë në kokë.

“Është emocionuese. Ajo çka kam përjetuar me fansat, ekipin dhe shokët këtu ishte për herë të fundit. Të jem në këtë fushë me ekipin dhe trajnerët ishte jeta ime”, shtoi ai.

“Klubi është si një komunitet i madh, do të më mungojë. Kam përjetuar momente aq të bukura këtu me të gjithë. Bashkëlojtarët, fansat, të gjithë. Ju dëshiroj më të mirat të gjithëve”, theksoi mes tjerash kapiteni tashmë i pensionuar.