Ish-futbollisti anglez investon te ky klub i madh kosovar?

Ish-futbollisti anglez investon te ky klub i madh kosovar?

SHPËRNDARJE

19 Maj 2017 • 22:23 •

Pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA dhe pjesëmarrja e klubeve kosovare në garat evropiane pritet t’ua hapin rrugët investimeve të të huajve në futbollin kosovar.

Pas vizitës që ia bërë kinezët ditë më parë Trepçës ’89, të premten në Kosovë ka qëndruar ish-futbollisti anglez, Brian Christopher Deane.

Ai ka zbarkuar në vendin tonë dhe është takuar me drejtuesit e Trepçës, duke e shqyrtuar mundësinë e investimit në klubin mitrovicas, me kërkesë të disa investitorëve anglezë. Drejtori sportiv i “Xehetarëve”, Ajet Shosholli, vizitën e Deane dhe bashkëpunimin me të e ka konsideruar si mjaft të rëndësishëm, duke shpresuar që palët të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen.

Deane ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Anglisë, ndërsa ka luajtur edhe për ekipet e njohura angleze si Leicester City, Sheffield United, Leeds United, Sunderland e West Ham. /Tribuna