Kosova U-17 udhëtoi për në Dublin

Sport May 19, 2017 - 19:02

Sot në mëngjes nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, Kombëtarja e Kosovës U-17 udhëtoi për në Dablin të Irlandës ku do të marrë pjesë në turneun “ U-16 Develompent Tournament”.

Në këtë turne do t’i zhvillojë tri ndeshje me Republikën e Irlandës, Danimarkën dhe Irlandën Veriore. Ky turne është i mirëseardhur, për përgatitjet e Kombëtares U-17 për ndeshjet parakualfikuese për Kampionatin evropian 2018 që do të mbahet në Angli.

Siç dihet Kosova është në grup me Hungarinë që është edhe mikpritëse e grupit, Holandën dhe Uellsin e ndeshjet zhvillohen prej 10 deri më 16 tetor 2017 në Hungari.

Para nisjes, përzgjedhësi i Kombëtares U-17, z. Besnik Kollari u shpreh: "Ky turne që është i dyti pas atij para disa muajve në Turqi, është jashtëzakonisht i mirëseardhur dhe me peshë para ndeshjeve parakualifikuese për Kampionatin evropian që zhvillohen në tetor. Ne do ta shfrytëzojmë këtë turne maksimalisht jo vetëm për të bërë një paraqitje të mirë dinjitoze, përballë Kombëtareve me përvojë siç janë Danimarka, Republika e Irlandës dhe Irlanda Veriore, por do të jetë një test i mirë për të gjithë futbollistët e rinj si këta nga Kosova ashtu edhe ata që aktualisht luajnë për skuadrat evropiane. Do të jetë një përvojë e mirë dhe ne presim rezultate pozitive. Ne si shtab teknik pas turneut shumëçka do ta kemi më të qartë për të gjitha repartet dhe do të shkojmë në kualifikime me përbërjen më të mirë të mundshme për një sukses”.

Kombëtares U-17 rrugë të mbarë dhe suksese i uroi presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri, i cili i përcolli në aeroportin “Adem Jashari”.

Kombëtarja e Kosovës U-17 do të takohet më 21 maj me Danimarkën, ndërsa më 23 maj ballafaqohet me Republikën e Irlandës, ndërsa me Irlandën Veriore takohet më 25 maj.

Emërorja e Kombëtares

Anëtari i KE Iljaz Mjaku, Drejtori i ekipeve kombëtare Artan Govori. Drejtori teknik Micahel Nees dhe zëdhënësi Fazli Berisha.

Futbollistët:

Robert Rrahmani(Trepça 89), Muhamet Hyseni (Shk.f.M.K), Leutrim Ismajlaj (Winterthur), Leard Sadriu (Ferizaj), Dorian Osmanollaj (Strum Graz), Hajdin Salihu (shkf.M.K.), Gentri Ulluri (2 Korriku), Gent Musa (shk.f. M:K.), Ermir Shabani (Prishtina), Endrit Demolli (Flamurtari), Dorant Ademaj (Prishtina), Arton Tolaj (Vfl Borussia Monchengladbach), Auron Loxha (Trepça 89), Armend Gashi (Prishtina), Albin Prapashtica (2 Korriku), Florian Hysenaj (Lausiane), Adinis Aliu (2 Korriku), Blendi Morina (Besa), Edin Hyseini (TSV Munchen 1860), Bajrush Osmani (Vfl Bochum).

Shtabi teknik:

Besnik Kollari përzgjedhës, Fadil Berisha ndihmëstrajner, Bahri Berisha ndihmëstrajner.

Mjekët: dr. Murat Berisha, Gëzim Zogu fizioterapeut, Taulant Ahmetaj menaxher i pajisjeve.