Tifozët e Dritës mbahen në paraburgim

Sport May 19, 2017 - 16:36

Në këtë fundjavë do të zhvillohet derbi më i zjarrtë i Kosovës ndërmjet dy rivalëve të përbetuar gjilanas, Gjilanit dhe Dritës, shkruan zeri.info.

Por prezentë në këtë superderbi nuk do të jenë 13 tifozë të Dritës, të cilët janë arrestuar para disa ditësh në Prizren në ndeshjen me Lirinë.

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej 16 ditësh shkaku i trazirave të shkaktuara në stadiumin “Përparim Thaçi”.

“Masa e paraburgimit u është caktuar më 7 maj deri më 23 maj. Kundër këtij aktvendimi palët kanë parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit. Prej trembëdhjetë të pandehurve, tre janë në paraburgim në Prizren, ndërsa dhjetë të tjerë janë vendosur në Dubravë”, ka deklaruar për “Zërin” Gjykata Themelore e Prizrenit.