Griezmann me dëshirë të çuditshme

Sport May 19, 2017 - 16:06

Antoine Griezmann nuk e ka ndërmend të largohet nga Atletico Madrid gjatë kësaj vere. “Nga Atletico largohem vetëm nëse më vjen ofertë nga New York Knicks", ka thënë 26-vjeçari për mediat spanjolle. Ai është tifoz i madh i ligës NBA, veçanërisht i New Yorkut, shkruan zeri.info.

"Cristiano Ronaldo është LeBron James, ndërsa Lionel Messi është Steph Curry. Mirëpo, unë do të doja të luaj me Derrick Rose", ka shtuar sulmuesi i Atleticos, për të cilin po interesohen shumë skuadra evropiane.

“Jam tek Atletico dhe ndihem shumë i lumtur. Në Madrid jam i kënaqur me jetën private dhe atë profesionale. I dua bashkëlojtarët dhe trajnerin Diego Simeone, prandaj nuk kam arsye të largohem”, ka shtuar Griezmann, për të cilin thuhet se Manchester United i ka ofruar 100 milionë euro./Zëri/