Gjithçka gati për turneun e boksit 'Lah Nimani'

Sport May 19, 2017 - 14:33

Këshilli organizativ është i gatshëm për mbajtjen e turneut ndërkombëtar të boksit “Lah Nimani”, të nëntin me radhë, që organizohet për nder të legjendës shqiptare.

Image

Ky turne do të mbahet më 27 e 28 maj në Prishtinë, shkruan zeri.info.

Image

Gjysmëfinalja do të mbahen më 27 maj në palestrën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë nga ora 17:00, e finalja më 28 maj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nga ora 12:00.

ImageImage

Në këtë turne do të marrin pjesë 11 shtete, ndërsa organizatori njofton se deri tash 9 shtete e kanë konfirmuar ardhjen dhe po e presin edhe konfirmimin e Finlandës dhe Hungarisë.

Image

Kosova në këtë turne prestigjioz merr pjesë me 10 boksierë, njofton zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli. /Zëri/

ImageImage