Pendohet Neymar

Sport May 19, 2017 - 12:08

Spekulimet kurrë nuk kanë të ndalur, ndërsa këto të fundit vetëm sa do të shtojnë dyshimin se Neymar mund të largohet nga Barcelona, shkruan zeri.info.

Në mediat spanjolle është shkruar se braziliani u ka thënë miqëve të tij se ka bërë zgjedhjen e gabuar kur vendosi të bashkohej me katalonasit. Neymar nuk është duke luajtur mirë sivjet, por kjo nuk arsyeja e mendimit për të larguar.

Ai mendon se te Reali do të ishte më i vlerësuar dhe nuk do të ishte nën hijen e askujt, siç po i ndodh te Barcelona me Messin. Sidoqoftë, këto janë vetëm spekulime, të cilat janë shtuar pas konfliktit me ndihmëstrajnerin Unzue, i cili i ka thënë se po rrezikon që karriera t’i përfundojë ashtu si Ronaldinhos.

Për shërbimet e tij janë interesuar Manchestet United e PSG, ndërsa klauzola e largimit nga Barcelona është 190 milionë euro./Zëri/