Edhe një gjigant tjetër e kërkon Mbappen

Sport May 19, 2017 - 11:53

Pas Real Madridit, sulmuesi i ri francez, Kylian Mbappe kërkohet edhe nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, por i cili nuk ofron para aq sa duhen për ta transferuar yllin e ri të Monacos, shkruan zeri.info.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Liverpool ka ofruar 75 milionë euro, ofertë që është refuzuar pa as më të voglin hezitim. Mbappe e ka mahnitur Evropën sivjet.

Me Monacon e fitoi titullin e kampionit të Francës, ndërsa arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Këto suksese ia mundësuan skuadrës franceze që për ta liruar Mbappen të kërkojë hiç më pak se 100 milionë euro.

Real Madrid mbetet kandidati kryesor, ndërsa presidenti Florentino Perez as këtë herë nuk do ta ketë problem të japë 100 milionë euro. Mbetet të shihet nëse Klopp do të përpiqet t’i rivalizojë Real Madridit, por realisht gjasat i ka të vogla./Zëri/