Zyrtare: Futbollisti i Vala Superligës transferohet në Suedi

Sport May 18, 2017 - 23:15
 Ish-futbollisti i Hajvalisë që këtë sezon luajti për Besën në Vala Superligë, Shkëlqim Pacolli, është bërë edhe zyrtarisht me skuadër të re.

Ai ka nënshkruar për ekipin suedez, Linkoping City.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e këtij ekipi në Twitter.

Trajneri i kësaj skuadre, Melke Alan, ka thënë që lojtarë si Pacolli i duhen ekipit, pasi që ai mund të luajë në të gjitha pozitat, madje edhe portier.

Për transferimin e Pacollit te Linkoping kanë shkruar edhe mediat skandinave, me “Klackspark.com” që e konsideron 23-vjeçarin si goditje të qëlluar për ekipin.