Alonso përfundon karrierën

Sport May 18, 2017 - 14:46

Xabi Alonso do të përshëndetet nga futbolli aktiv me të përfunduar edicioni aktual, shkruan zeri.info. Megjithatë, Alonso sërish do të mbetet i lidhur sportin e tij më të dashur.

“E shoh veten në detyrën e trajnerit, por është ende herët të flasim për këtë. Së pari dua të pushoj mirë, e pastaj të shohim çka dhe si do të vazhdoj më tutje”, ka thënë anëtari i Bayern Munichut.

Ai ka folur edhe për stilin e tij të lojës. “Gjatë gjithë karrierës, detyra ime ka qenë të krijoj raste për bashkëlojtarët. Kurrë nuk kam qenë lojtar që synon t’i kalojë tre-katër futbollistë rivalë dhe të gjuajë nga largësia. Gjithmonë kam dashur të afrohem sa më afër portës dhe të krijojë hapësira për sulmuesit”, ka shtuar Alonso, i cili ka luajtur edhe te Sociedad, Eibar, Liverpool e Real Madrid./Zëri/