Isco: Ronaldo është aeroplan

Sport May 18, 2017 - 14:15

Me fitoren (4:1) kundër Celta Vigos, Real Madridi e ka bërë hapin e madh drejt titullit të kampionit, pasi në ndeshjen e fundit i duhet vetëm edhe një pikë, shkruan zeri.info.

Në mesin e më të merituarve për këtë sukses sërish ishte Cristiano Ronaldo, për të cilin bashkëlojtari i tij, Isco i ka thënë fjalët më të mira. “Jemi shumë të motivuar, e fituam edhe një finale dhe duhet të presim edhe hapin e fundit. Do të jetë situatë e komplikuar. Në Malaga kam shumë miq dhe është interesant që pikërisht atje do ta zhvillojmë ndeshjen e fundit, prej nga shpresojmë të kthehemi me trofe. Mirëpo, është e thjeshtë kur luan me Ronaldon. Duhet vetëm t’i pasosh topin në afërsi të zonës së rreptësisë, pjesën tjetër të punës e kryen ai vetë. Në pjesën e fundit të edicionit ai është si një aeroplan, ashtu sikur edhe pjesa tjetër e skusdrës”, ka thënë Isco për “Movistar+” pas ndeshjes me Celta Vigon./Zëri/